Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet paraditen e 1 nëntorit,  për të shqyrtuar rezultatin e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila kërkoi heqjen e mandatit të Kajmakut, pasi vlerëson se është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Se cila do të jetë vota e çdo njërit prej anëtarëve të KQZ, do të mësohet vetëm në këtë mbledhje.

Është e vështirë të bëhen parashikime, nëse do të ketë ndërprerje të mandatit për Kajmakun, pasi precedentët e mëparshëm për raste të ngjashme apo shkelje edhe më të rënda të ligjit të dekriminalizimit kanë sjellë vendimmarrje të ndryshme nga trupa e KQZ.

Shumë deputetëve apo të zgjedhurve të tjerë kryebashkiak apo këshilltarë u është ndërprerë mandati për mosdeklarime edhe të kundërvajtjeve të lehta ligjore, ndërsa për raste të tjera ku është mbajtur e fshehtë një vepër më e rëndë penale, KQZ ka

Kajmaku i Vorës mund të ngelet pa manat, KQZ vendos të premten.

Maxhoranca dhe vetë kryeministri Rama, që prej nisjes së akuzave ndaj Kajmakut nga demokratët kanë deklaruar, se kjo është një betejë personale e kryebashkiaut të Vorës për të vërtetuar pafajësinë.

Ai akuzohet nga prokuroria, që ka nisur dhe një hetim për të, se në vitin 2003 është arrestuar nga drejtësia greke për transaksione me para të falsifikuara.

2 ditë më parë, Kajmaku në një letër drejtuar KQZ dhe organit të akuzës deklaronte se nuk kishte qenë në djeni, se kishte një vendim dënimi nga autoritetet e shtetit grek.

Nëse KQZ do t’i japë të drejtë prokurorisë, duke vendosur t’i heq mandatin Agim Kajmakut, do të shënohej rasti i dytë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, që një kryebashkiak do të prekej nga ligji i dekriminalizimit.

I pari ishte Valdrin Pjetri, i cili fshehu në formularin e dekriminalizimit një dënim në Itali.

Veritas.com.al/