(FOTO: Ministri i Jashtëm francez, Jean- Marc Ayrault, duke hapur konferencën)/

Duket pak e çuditshme se si Parisi nuk e anuloi samitin e planifikuar për pajtimin mes Izraelit dhe Palestinës. Ky samit po mbahet në një moment kur Izraeli ka njoftuar prerjen e fondeve për Kombet e Bashkuara, kur Kombet e Bashkuara kanë miratuar një rezolutë të konsideruar armiqësore për Izraelin. N këto momente kur Izraeli ndehet i tradhtuar nga administrata e presidentit Obama, kanë mbetur edhe vetëm pesë ditë deri në Ditën e  Inaugurimit të presidentit Trump.

Në këto momente Parisi ngul këmbë në samitin për pajtim mes Izraelit dhe Palestinës.

Delegatë nga 70 vende pritet të riafirmojnë mbështetjen për zgjidhjen e konfliktit të gjatë “dy shtete”.

Palestinezët e kanë mirëpritur takimin, por kryeministri izraelit  Benjamin Netanyahu – i cili nuk po merr pjesë- tha se ky samit është një samit  “pa vlerë”.

Raundi i fundit i bisedimeve për paqe dështoi hidhët në vitin 2014.

/Veritas.com.al/