(FOTO: Personeli i Sigurisë ndihmon votuesit)/

Kandidatët më të spikatur janë: François Fillon, Benoît Hamon, Marine Le Pen, Emmanuel Macron dhe Jean-Luc Mélenchon.

Votuesit ppo sshkojnë në kutitë e votimit në Francë për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshem, mes masave të larta të sigurisë pas sulmeve me vdekje ndaj policëve në Parisë para tre ditësh.

Rreth 50,000 policë dhe 7,000 ushtarë po lëvizin në të gjithë vendin për të siguruar votimet.

Njëmbëdhjetë kandidatë janë vënë në rrugë për t’u bërë presidentë të ardhshëm të Francës. Dy kryesuesit e garës i përkasin: Njëra të djathtës ekstreme dhe tjetri- të majtës ekstreme.

Të dy, me shumicë votash, do të shkojnë në balotazh pas dy javësh.

Qendrat e votimit në Francë janë hapur në ora 8,00, sipas orës lokale (06:00 GMT), gjithashtu disa votues në territoret jashtë vendit kanë nisur të votojnë që të Shtunën. Votimet përfundojnë në ora 20.00, me një pritje se rezultati do të dalë shumë shpejt.

Në votimet e Francës varet edhe fati i BE. Marine Le Pen ka deklaruar se do ta nxjerrë Francën nga ky BE dhe do të krijojnë një BE tjetër. Burokratët e BE sot e gjatë dy javëve të ardhshme ndodhen në pikën më të nxehtë të “vlimit” dhe të hutimit.

/Veritas.com.al/