Një hap të vonuar, por të dobishëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për Balkanin Perëndimor e Bashkimin Evropian, e ka cilësuar ministri i Jashtëm, Igli Hasani hyrjen në fuqi këtë të hënë të libveralizimit të vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani ka uruar Kosovën, teksa shprehet se dita e sotme, 1 janari, është një ditë e mirë për Kosovën.

“E sotmja është një ditë e mirë për Kosovën, pasi qytetarët e saj më në fund kanë filluar të përfitojnë nga liberalizimi i vizave, i shumëpritur dhe i merituar, me Bashkimin Evropian. Një hap i vonuar, që nuk është i dobishëm vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në. Gëzuar Vitin e Ri Kosovë!“, shkruan Hasani në rrjetin X./abcnews.al