Këngëtarja e famshme franceze, France Gall, e cila u ngjit në kulmin e famës në vitet 1960, ka vdekur në moshën 70 vjeç pas vuajtjeve të rënda nga sëmundja e kancerit për dy vjet me radhë.

Ajo u dërgua në një spital afër Parisit muajin e kaluar pas një infeksioni të rëndë.

Gall fitoi garën e Këngës në Eurovision në vitin 1965 duke prezantuar Luxembourg-un me këngën  “Wax Doll, Rag Doll” (Kukulla prej dylli, kukulla prej lecke).

Sukseset më të mëdha i arriti në vitin 1987 me titullin e nderit nga legjenda e muzikës xhaz, Ella Fitzgerald, Ella, Elle l’a.

Gall ka lindur në Tetor 1947 në n jë familje muzikantësh- babai i saj ishte këngëtar dhe kantautor Robert Gall, i cili shkroi këngë për legjendat e muzikës, Edith Piaf dhe Charles Aznavour, mes të tjerëve.

Ajo është e njohur për zërin e buzëqeshjen fëminore dhe zërin e ëmbël; dhe sipas gazetës ‘Le Figaro’ “personifikon emancipimin e vajzave franceze në epokën e pas- Luftës”. Karriera e saj zgjati 50 vjet dhe ministri i Kulturës i Francës e ka përshkruar si “ikonë e këngës Franceze e të gjithë kohëve”.

France Gall in Paris attending a boat show on 17 January 1968

Ajo ishte vetëm 16 vjeç kur kënga e saj e parë “Mos u bëj kaq budalla” u shit diku te 200 mijë kopje/

Veritas.com.al/

File pic shows French Singer France Gall eating a lollipop in Cannes on 10 August 1966