Shkruan Le Point/

Dueli Marine Le Pen – Emmanuel Macron është shumë i egër, përpara debatit të javës së ardhëshme.

Emmanuel Macron ka vendosur ta bëjë fushatën me masa të huazuara njëherësh nga e majta dhe nga e djathta, bazuar në një linjë pro-europianiste dhe në rinovimin e fytyrave dhe praktikave politike.

Marine Le Pen predikon fundin e çdo lloj emigracioni, i ligjshëm ose jo, daljen nga Bashkimi evropian, kthimin në monedhën kombëtare dhe një proteksionizëm ekonomik për sipërmarrjet dhe punonjësit francezë.

Kalendari i këtij midis-dy-tureve do t’i përballë dy kandidatët në një debat televiziv të mërkurën në 3 maj.

Fushata është acaruar ditët e fundit me vizitën e dy kandidatëve në Amiens ku ndodhet fabrika e Whirlpool që do të shpërngulet duke rrezikuar të lërë të papunë mijëra punëtorë. Që nga ajo ditë, Marine Le Pen dhe Emmanuel Macron fyejnë njëri tjetrin përmes mediave kundërshtare, ndërsa fushata ndotet nga thashethemet.

– Sondazhi i fundit: Macron humbet përsëri pikë

Sipas një sondazhi BVA dhe Salesforce, në parteneritet me median rajonale dhe Orange, publikojnë një sondazh tè ri, Emmanuel Macron është në kuotën e 59 % të votave kundrejt 41 % të Marine Le Pen. Kandidati i “En Marche!” po e redukton avantazhin e tij ndaj kryetares së FN. Në fakt në hipotezat e turit të dytë të testuara përpara turit të parë nga BVA, Emmanuel Macron kryesonte me 65 % të votave kundrejt 35 % të Marine Le Pen.

/Veritas.com.al/