Luftë pa kompromis abuzuesve të sigurisë ushqimore thotë kryeministri Edi Rama dhe mbështetje bizneseve të ndershme.

Është e dhimbshme që këta njerëz, këto sipërmarrje, të futen të gjitha në një thes dhe të jetohet me idenë se në Shqipëri hahet helm. Kjo është e pavërtetë. Sikundër është e dhimbshme, të ndëshkohen  për shkak të këtij perceptimi.”, u shpreh Kryeministri.

Në takimin me bizneset e industrisë ushqimore kryeministri shpjegoi se përveç burgut falsifikatorët e ushqimeve do ti presë një bela edhe më e madhe.

“Deri në 15 vjet burg ndaj abuzeve dhe ajo që është me e rëndësishme, është se do të shoqërohen me heqje përfundimtare të heqjes së lirisë për tu marrë me këtë aktivitet, dhe gjoba të rënda ndaj atyre që iu është shkaktuar konsumatorit. Një tjetër çështje po shikohet edhe  sekuestrimi i të gjithë aseteve të prodhimit”, paralajmëroi Kryeministri.

Kryeministri ftoi biznesin të kontribuojë në ndryshimet e neneve të kodit penal për sigurinë ushqimore.

“Të krijohet këtu ideja se gjithçka që hahet është pleh, është realisht kriminale.  Na duhet të punojmë bashkërisht dhe do ju lutesha shumë që të jepni kontributin tuaj edhe mbi këtë paketë. Të vetmen gjë që nuk pranoj, është propozimi për ulje dënimi. Këtë nuk do ta pranojmë. Çdo propozim për rritje të dënimeve, është i mirë së ardhur”, përfundoi Rama.

Veritas.com.al/