Kryeministre e Britanisë, Theresa May do të plotësojë formularin për divorcin zyrtar Brexit, sot e Mërkurë.  Akti i kryem,ministres do të hedhë poshtë përfundimisht qeni=en e Britanisë në BE dhe do të nisë negociata të pafund që doi ta provojnë durimin e Bashkimit Europian.

Nëntë muaj pasi Britanikët votuan për t’u larguar nga BE, Theresa May do të njoftojë presidentin e  Këshillit Europian, Donald Tusk, me anë të kësaj letre, se Mbretëria e Bashkuar, më në fund, realisht po heq dorë nga blloku, ku hyri në vitin 1973.

Kryeministre May, pas këtij nënshkrimi zyrtar të pandryshueshëm, do të ketë edhe dy vjetpër të vendosur termat e divorcit para se këto të marrin fuqi në Mars 2019.

“Tani vendimi është marrë për t’u larguar nga BE; është koha që të bashkohemi me njëri tjetrin”- iu drejtua May ligjvënësve britanikë- sipas komenteve që u siguruan përmes zyrës së saj.

/Veritas.com.al/