Evropa e rrethon Italinë e Lega-s dhe M5S dhe Matteo Salvini bën murin. Presidenti i Komisionit të BE-se Jean-Claude Juncker ka thënë shprehimisht se nëse Brukseli leshon pe mbi manovren ne deficitit të shpallur nga qeveria Italiane, “rrezikohet fundi i euros” dhe eurozonës, duke paraqitur për Italinë një fat “stil Greqie”.Pierre Moscovici, komisioner për çështjet ekonomike të BE-së (si dhe socialist e francez), ka menduar mire të këshillojë si Ministrin e Ekonomisë Giovanni Tria dhe zëvendëskryeministrin Luigi Di Maio: “Bëj ti respektoni rregullat”.
Përveç kesaj “institucionet evropiane që bëjnë tifozllek per Spread-in”, siç akuzohet nga lideri i 5 Yjeve. Në mbrëmje, vjen replika e thatë e Salvinit, duke pretenduar sovranitetin e vendit: “Në Itali askush nuk i ha kërcënimet e Juncker-it, i cili tani e barazon vendin tonë me Greqinë. Duam të punojmë për tju përgjigjur nevojave te qytetarëve tanë. Te drejtat e punes, sigurise dhe shëndetit janë përparësitë e qeverisë dhe do ti shkojmë deri në fund. Përballë atyre që ju vjen keq për Italinë e frikësuar, ate me kompani dhe të ardhme në shitje.Nuk do te na ndalojne.
Veritas.com.al/