Agim Kajmaku, i zgjedhur kryetar i Bashkisë në Vorë, sot e tutje nuk do të jetë më në këtë post. Kështu vendosi sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke shqyrtuar dokumentet e Prokurorisë së Përgjithshme mbi një akuzë që vjen nga Greqia mbi Agim kajmakun kur ai ishte emigrant në Greqi.

Agim Kajmaku nuk ka plotësuar me korrektësi formularin e zgjedhjes, duke mos treguar një burgim në Greqi.

KQZ, duke marrë vendimin, gjithashtu kërkoi nga qeveria që të marrë masa ligjore për plotësimin e vendit vakant në krye të Bashkisë Vorë.

Veritas.com.al/