Themeluesi i WikiLeaks,  Assange tha të Martën se organizata mund të publikojë srreth një milionë dokumente në lidhje me zgjedhjet në SHBA dhe tre qeveri, por mohoi se publikimi ka për synim që të dëmtojë kandidaten Hillary Clinton.

Ai tha se dokumentet mund të publikohen përa fundit të vitit, duke filluar me një sinjal që në javën që vjen.

Ai bëri kritika ndaj Clinton, kandidate presidenciale demokrate për demonizimin e punës së grupit WikiLeaks pas një publikimi të kryer në lidhje me konventën në Komitetin Kombëtar Demokrat gjatë kësaj vere.

Assange tha se fushata e Clinton ka sugjeruar në mënyrë false se aksesi në WikiLeaks mund t’i bëjë përdoruesit të dobët në përdorimin e software.

Por ai mohoi se publikimi i dokumenteve që lidhet me zgjedhjet në SHBA, është  e drejtuar për dëmtimin e Hillary Clinton, duke shtuar se vetë Assange ka qenë i keq-cituar.