(FOTO: Lulzim Basha dhe Lefter Maliqi)/

Lefter Maliqi, ish-kandidat i Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, ka dorëzuar të hënën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) formularin e dekriminalizimit dhe të pranimit të mandatit.

Zoti Maliqi ka qenë deputet i PD në Berat për dy legjislatura dhe një nga aktivistët më të suksesshëm të PD në terren.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare ai u la jashtë listës fituese të kandidatëve nga kryetari i PD, Basha.

Maliqi është larguar nga PD që në vitin 2017, i pakënaqur me renditjen në listën e kandidatëve dhe, sikurse deklaroi atëherë, “i zhgënjyer nga premtimi i pambajtur nga Lulzim Basha”.

Aktualisht Maliqi mban postin e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Lefter Maliqi është i pesti kandidat që kërkon të marrë një mandat nga vakancat e opozitës.

Më herët, Ylli Shehu, Enver Roshi, Aurora Mara dhe Edmond Rrushi kanë dorëzuar formularët dhe presin sot vendimin e KQZ-së për të marrë katër mandate të LSI-së.

Momenti kur vetë Basha dhe të tijtë  dhanë dorëheqjen nga mandati i deputetit, radha është për Lefter Maliqin, i cili është shprehur se ‘do të bëjë më të mirën në interes të zgjedhësve’.

Veritas.com.al/