-Ne gjithnje kemi thene se vera amerikane eshte me e mire se vera Franceze, tha Trump-

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka akuzuar presidentin francez, Emmanuel Macron për ‘budallëqe’ mbi taksat për shërbimin digjital dhe la  për të nënkuptuar se d të taksojë verën franceze si hakmarrje.

Zoti Trump e shprehu zemërimin e tij në twitter ditën e Premte, si përgjigje të planeve të Francës për të taksuar frima multinacionale siç është Google.

Autoritetet Franceze argumentojnë se firmat paguajnë pak ose aspak taksa në vendet ku ato nuk janë regjistruar.

Administrata Trump ka thënë se taksat po godasin pandershmërisht gjigandin e tech të Shteteve të Bashkuara.

“Franca sapo vuri taksë digitale në kompanitë e mëdha amerikane të teknologjisë. Nëse ndokush guxon t’i taksojë ato, atëherë do të përgjigjet vendi i tyre, Shtetet e Bashkuara”, shkroi Trump në Twitter.

“Ne, shumë shpejt, do të njoftojmë një aksion substancial reciprok mbi budallëkun e Macron. Ne gjithnjë kemi thënë se vera Amerikane është më e mirë se vera Franceze”.

Vera e SHBA është më e kërkuara në të gjithë botën dhe më e importuara në botë, me Francën që në mënyrë konstante qëndron në krye të vendeve të origjinës për importin  verës.

Ministri francez i Financave Bruno Le Maire u përgjigj të premten duke thënë se Franca do t’u qëndrojë planeve të taksave digitale. “Taksimi universal i operatorëve digjital është sfidë që na afekton të gjithëve”, tha ai.

VERITAS.COM.AL/