(FOTO: Pamje nga vendi i ngjarjes)/

Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur pak minuta më parë në Mamurras.

Burime nga vendi i ngjarjes thonë se ka shumë të plagosur, ndërsa dyshimet janë se ka edhe viktima.

Janë disa makina që janë përplasur në rrugën nga Miloti në Laç.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Deri më tani janë të paktën 4 autoambulanca që kanë ardhur në Spitalin Ushtarak që kanë sjellë të plagosurit.

Ka të dhëna se një person ka humbur jetën

UPDATED:

Përplasja ka ndodhur në vendin e q uajtur ‘Kthesa e Patokut’. Njera nga makinat kishte hyre ne sens te kundert te autosstrades.

Mesohet se nga pese te plagosurit, tre prej tyre jane motra- siç raporton Policia e Lezhes.

Veritas.com.al/