Meteorogolu Hakil Osmani ka bërë një parashikim të motit më të detajuar për Klan News, ku ka shprehur se parametri i erës do jetë më i ulët sesa ai i djeshmi dhe se temperaturat deri në datën 20 Gusht do jenë relativisht të larta, ku do kapin vlerat 37-38 grade celsius, me pas temperaturat do normalizohen, ku do kapin vlerën 34 gradë celsius.

“Era mbetet prezente, por në krahasim nga dita e djeshme pritet që parametri i saj nga dita e sotme në orët e mesditës të jetë me intensitet më të ulët çka do të ndihmojë dhe në shuarjen e zjarreve në zonat të cilat kanë vatra akoma.

Përsa i përket kushteve të motit, mbeten në mbizotërim kthjellimet dhe vranësirat e pakta deri në mesditë, më pas kemi largim të vranësirave nga territori shqiptar duke bërë kështu që të kemi dominim të kthjellimeve jo vetëm gjatë ditës së sotme, por edhe gjatë fundjavës. Territori shqiptar në zonat bregdetare dhe të ulta do të jetë kryesisht me kthjellime, ndërsa zonat malore herë pas here do të kenë sasi të pakta vranësirash.

 Pritet që dhe kjo javë të mbyllet me një mot të qëndrueshëm dhe me kthjellime, ndërsa reshjet e shiut nuk pritet të jenë në horizont edhe gjatë kësaj jave.

Ditën e sotme kemi një rënie të ndjeshme të vlerave termike, ndërsa fundjava sjell një rritje të lehtë deri në 1-2 gradë celsius të vlerave maksimale duke bërë që ato të rriten edhe deri në 37 gradë celsius.

Pritet që muaji Gusht deri në datën 20 të jetë me temperatura relativisht të larta në vlerat 37-28 gradë celsius, por në pjesën tjetër të muajit Gusht pritet që vlerat termike të pësojnë një rënie të tyre duke iu afruar vlerave tipike përsa i përket muajit Gusht rreth 34 gradë celsius”, është shprehur meteorologu Hakil Osmani.