Media pranë PD ka njoftuar sot gjithë ditën se Lulzim Basha ka qëndruar në Vjenë veç pak orë në një takim të PPE, dhe është larguar.

Iu ka thënë atyre ç’u ka thënë për vendin tonë ‘të nxirë’, dhe iu ka bërë me shenjë kur ka ikur: “Ika unë, ika se nuk pret koha, vendi po më pret!’

“Shko vëlla, shko- i kanë thënë evropianët që nuk kanë haberin e baladave tona me trimëri false.

Media ka njoftuar gjithë ditën se një plan i madh e pret Bashën në Tiranë;  dhe punë shumë të mëdha.

Më në fund ka ardhur ora e mbledhjes së Kryesisë së PD dhe është marrë vesh agjenda e kësaj mbledhjeje:

Pika e parë: shkarkimi i deputetit Myslim Murrizi, i cili nuk dorëzoi mandatin. Murrizi shpall armik. Veçse një gjë nuk e lidh me Koci Xoxen. Xoxen  pushkatuan ata që ishin në detyrë. Ndërsa Murrizin e shkarkojnë këta që nuk kanë më mandat.

Dy pikat e tjera janë fjalë: ‘Haj të punojmë për zgjedhje, haj të mbajmë njëri tjetrin me kivet pas mandateve…’e kësi punësh.

Pra kthimi nga Vjena u bë që të pritet koka e Murrizit.

Por Murrizi ka mandat, të tjerët nuk i kanë…

Veritas.com.al/