Studentëve që protestuan në mënyrë masive kundër disa vendimeve të qeverisë, u është bashkuar edhe një grua me ushqime që ka menduar se studentët po protestojnë kundër urisë.

Që prej disa ditësh studentët kundërshtojnë me forcë tarifën për provimet e mbartura si dhe një sërë problematikash të tjera, dhe kjo ka krijuar përshtypjen se ata kanë nevojë për ushqim të ngrohtë shtëpie.

Ka dalë një grua, njësoj si një grua socialiste e beratit që tha se ‘nuk duam as ujë as drita’ veç ju socialistët mos u grindni. Kjo ka gatuar gjithë natën në shtëpi dhe ka prurë ushqim të ngrohtë te studentët.

Ashtu siç shumë njerëz janë solidarizuar me studentët, vëmendjen e ka tërhequr edhe kjo grua e cila në mënyrë simbolike shpërndau një trastë me ushqim për studentët, duke i inkurajuar të vazhdojnë rezistencën.

”Jam nënë, jam gjyshe, jam bashkë me ta, i ndjek. E ndjeva dhe erdha, të vazhdojnë se kanë të drejtën e vetë. Atë që se bëmë ne ta bëjnë këta”.

Studentë e përshëndetën në kor gjestin e saj me thirrjet: Bravo! Bravo!, dhe hëngrën supën.

Veritas.com.al/