Ka ndodhur një ngjarje “funny”. Po të ndodhte në periudhën e diktaturës komuniste do të ishte tragjike, jo “funny”, siç është sot.

Ja çfarë ndodhi:

Zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar morën pjesë në meshën e Shenjtërimit të Nënë Terezes në Vatikan. Ndodhej kryeministri (i majtë), por edhe Berisha, ish lryeministër (i djathtë). Me fotot që u bënë në Vatikan liderët e Shqipërisë po bëjnë politikë, i pari kryeministri.

Ky ka postuar, për lavdinë e tij, foton kryesore të ceremonisë në Vatikan. Nuk mund të mos e bënte këtë. Por aty ndodhet edhe Sali Berisha, ish- kryeministër, kundërshtar i kryeministrit të majtë, Rama.

Rama nuk mund të “pranonte” që të ndodhej ën të njëjtën linjë dhe foto me Berishën. Atëherë, në nervozizëm e sipër, i është kthyer metodës së vjetër: Retushimit të armikut.

Rama e ka hequr foton e Berishës.

Por pa u menduar gjatë, se kur Nënë Tereza vizitoi Shqipërinë, Beriha ishte President i republikës dhe fotot janë me Berishën. Si do t’i retushojë të gjitha? Do të djegë arkivin?

Metoda e vjetër e regjimit komunist ishte njësoj: Sapo dilte një armik nga radhët e udhëheqjes, priftërinj apo gazetarë, diktatori Hoxha urdhëronte që ta retushonin, dmth., të zhduknin figurën e armikut. Mirëpo atëherë kopjet e foos ishin të kufizuara; nuk ishim në epokën einternetit.

Atëherë retushi paralajmëronte burgosje dhe dënim më të rëndë. Tani është një akt “funny”