Nga: Laert Skiro/
E shkreta grua, kanabisin e kishte gjetur njësoj siç gjendet bari i thatë për bagëtinë. Dhe njësoj si barin e thatë ajo po e digjte kanabisin në sy të të gjithëve, në oborrin e shtëpisë së saj…
A mund të gjykohet kjo grua?
Aq më tepër që ajo është e sëmurë mendore. Por edhe sikur të mos ishte, ky është veprimi më ‘teatral’, më ‘artistik’ dhe dëshmues mbi gjendjen e bimëve narkotike kudo në vendin tonë.
Ngjarja që tregova ka ndodhur në fshatin Drithas të Vlorës. Heroina e tregimit dhe e aktit ‘artistik’ është P.M., 52 vjeç.
Policia ka ardhur në shtëpinë e gruas P.M., ka bërë një procesverbal i cili pas ca ditësh e dërgon të shkretën në prokurori.
Por drogë ka kudo dhe ajo ka bërë vetëm një performancë arti. Brenda në shtëpi i është gjetur edhe 4.7 kilogram bimë kanabis, e tharë; që me siguri do të kishte të njëjtin fat: Do të digjej në oborr.
Se çfarë mund ta bënte gruaja e sëmurë, atë drogë? Ta shiste? Nuk mundet. Atëherë ose dikush e ka futur në banesën e saj dhe policia duhet ta gjejë. Ose gruaja po kryen një akti sinqeriteti, duke e dëshmuar publikisht djegien e drogës.
Atëherë, a mund të gjykohet për tjetër gjë?…
Veritas.com.al/