Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar takimin e radhës elektoral në Peqin. Gjatë këtij takimi, Berisha ka prezantuar edhe kandidatët.

Kreu i PD, u shpreh kritik ndaj qeverisjes, duke e akuzuar se nuk ka mbështetur qytetarët dhe se nuk mendon për pensionistët.

Ai theksoi se me Partinë Demokratike qytetarit do t’i kthehet dinjiteti që meriton.

“Të bashkohemi për të votuar ndryshimin. Me votën tonë mund të bëjmë një ndryshim epokal. Më 11 maj me votën tuaj ju bëni një ndryshim epokal. Pas 11 majit nuk do të ketë rrogë më të ulët se 500 euro”, tha ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *