Fushata për rizgjedhjen e Presidentit Donald Trump vazhdon të rritet prapa skenës, e ushqyer nga Demokratët në përpjekjen për impeachment dhe nivelin e paparë të mbledhjes së fondeve.

Komiteti Kombëtar Republikan vazhdon ndërtimin e krahut se Fitores Trump 2020 të fushatës, duke organizuar vullnetarë dhe mbështetës të presidentit.

“Kjo është fushata më e madhe në historinë presidenciale,” tha një zyrtar i lartë i fushatës Trump në një telefonatë me reporterët, duke parë përparësitë e tyre organizative për fushatën e vitit 2020

RNC planifikon të rrisë stafin e vendosur me një e gjysmë herë më shumë se 2016 dhe të ketë 2.5 herë më shumë vullnetarë.

“Qëllimi ynë është të kemi 2 milion vullnetarë plus nga tani deri në vitin 2020,” tha zyrtari.

Ushtria e vullnetarëve të Trump po rritet, thanë ata, veçanërisht pasi Demokratët filluan hetimin e tyre për impeachment të presidentit.

“Këto mitingje duket se janë bërë më të mëdha,” tha ai, duke cituar një sulm të vullnetarëve të rinj dhe njerëzve që regjistrohen për trajnime në dy javët e fundit. “Me këtë gjueti të dytë të shtrigave, këtij muhabeti qesharak për impeachment – unë mendoj se po i zhvendos njerëzit përtej kufijve … kjo po e bën punën tonë më të lehtë,” tha zyrtari.

Fushata tha se ata tashmë ishin duke organizuar dhe trajnuar shokë të fushatës dhe super vullnetarë, duke ndihmuar fushatën qe të përfshijë fqinjesi lokale dhe vullnetarë me njerëz që në të vërtetë jetojnë atje.

“Qëllimi ynë është që të kemi 90,000 udhëheqës ekipesh te Trump në vitin 2020,” tha zyrtari.

Infrastruktura e fushatës në shtetet kryesore të lëkundura nuk u la kurrë pasi Trump fitoi zgjedhjet e tij të para, vuri në dukje zyrtari, pasi fushata punoi për të fryrë numrin e më shumë votuesve të regjistruar dhe organizimin e vullnetarëve në shtetet ne fjale.

“Regjistrimi i votuesve është shumë i vështirë për t’u bërë … është jashtëzakonisht e vështirë, por vullnetarët tanë e kuptojnë rëndësinë e tij,” tha zyrtari.

Fushata kohët e fundit shkaktoi dy teste të veçanta të aftësisë së organizimit, një në zgjedhjet speciale në Karolinen e Veriut në zgjedhjet e veçanta kongresionale dhe një në garën e guvernatorëve të Luizianës, që të dyja u kthyen në favor për Republikanët.

Përzierja unike e tubimeve masive të kryera nga Trump natën para zgjedhjeve, plus infrastruktura e fushatës u dha mundësinë Republikanëve të provojnë rezultate të suksesshme në këto shtete.

Drejtuesit e partisë presin të mbesin të angazhuar në shtetet që presidenti mezi fitoi në 2016, të tilla si Michigan, Wisconsin dhe Pennsylvania. Një zyrtar shpjegoi se ata kurrë nuk përfunduan operacionet në terren në ato shtete, por përkundrazi ishin përqendruar për ta ndërtuar atë më mire.

“Për shkak se ato shtete ishin aq afër, kjo është edhe një arsye me shume pse ne jemi atje më herët se kurrë më parë,” tha zyrtari.

Fushata po shikon edhe për shtetet e tjera ku ato mund të jenë konkurruese në vitin 2020, siç janë New Mexico, Minnesota dhe New Hampshire.

Në 2016, fushata kishte vetëm një staf të paguar në Minesota, i cili eventualisht u dërgua në Kolorado, por fushata u befasua saqë ata pothuajse fituan shtetin.

Mitingu rekord i presidentit në Minneapolis, tha zyrtari, ishte një shenjë e angazhimit të tyre organizativ ndaj Minesotës për vitin 2020.

Në përgjithësi, fushata u shfaq jashtëzakonisht e kënaqshme me nivelin e angazhimit nga mbështetësit e Trump deri më tani në proces.

“Shumë nga ajo që ne po shohim në terren, disa prej tyre janë pare nga vullnetarët tanë që ne kemi trajnuar tashmë, por shumë nga ajo që ne po shohim në shtetet ështe organike,” tha zyrtari. “Unë mendoj se thjesht do t’ju tregojë ju se sa të mërzitur janë votuesit ne këto shtete.”

VERITAS.COM.AL/