Vazhdon ‘lufta’ në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.
Ilir, krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë! Ndërsa futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor!
Reagimi i Ramës vjen pasi presidenti Ilir Meta teksa ka përshëndetur dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit, ka shkruar: “Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë.
Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve. Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë”, shkruan Meta.
VRITAS.COM.AL