Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj vetëm 7 vjeç në shpërthimin e Gërdecit me 15 mars 2008, është shprehur e zhgënjyer në lidhje me mbarëvatjen e procesit gjyqësor në GJKKO, ndaj ish-ministrit të Mbrojtes Fatmir Mediu.

Një ditë pas një seance prej 3 orësh, ku ishte parashikuar marrja në pyetje e 5 ekspertëve, në një intervistë për Report Tv, Zamira Durda tha se avokatët e Mediut po bëjnë çdo përpjekje për të zvarritur procesin gjyqësor.

”Kanë dy muaj që janë paraqitur. Dje ishte hera e fundit që u kërkua që të jepnin përgjigje ekspertët. Nga pyetjet ishte një kakofoni që nuk drejtonin pyetjet korrekte, pasi nuk ishin në gjendje të përcaktonin se çfarë faqe ishte dhe kur pyetje i përket.

Ata kanë bërë disa pyetje që kanë qenë të padrejta. Në këtë prizëm u shqyrtua kjo seancë dje, se këto pyetje ishin të papranueshme nga ekspertët.

Debati që fund të seancës, kjo seancë për ne nuk kishte interes për ne, për demet e shkaktuara nga shteti, pasi ka mjaftueshëm mekanizma për ti plotësuar këto gjëra. Gjyqtarja dhe avokatët mbrojtës janë të presupozuar që të kërkojnë zvarritje në këtë proces”,- tha Durda.

Sipas Durdës, pyetjet që bënin avokatët ishin qesharake, dhe se ndihej në tup që ndodhej në GJKKO me nivelin e pyetjeve që po bëheshin. Durda kërkoi sërish që prokuroria të ndryshojë akuzën për Mediun nga shpërdorim detyre në vrasje.

”3 orë kemi dëgjuar pyetje qesharake. Të vjen turp që je në GJKKO në SPAK, me atë nivel pyetjesh. Fakti qëndron te SPAK që nuk i ndryshon akuzën Mediut, është qesharake ku janë 26 viktima dhe të flasësh për korrupsion e gjëra ë tjera, shpërdorim detyre me pasojë vrasjen e 26 personave.

Në vend të thoshte 29 të pandehur tha janë 26 viktima deshi të thoshte. Durova dhe jam duke duruar shumë. Është fyese të dëgjosh kur ka 26 viktima dhe të dëgjosh avokatët e tij.

Të gjitha seancat i kam ndjekur 36 seanca. Jam shumë e zhgënjyer, sa kohë nuk ndryshon akuza dhe kemi të bëjmë me vrasje me jetë njerëzor të diskutosh gjëra administrative. Dje ai thoshte s’është detyra e ministrit të di a është regjistruar në tatime kjo kompani apo jo, detyra është të di me kë e lidh këtë kontratë.

Kam që të ndryshojnë akuzën dhe kushtet e sigurisë të pandehurit. Më shumë bërtiste i pandehuri. Duhet të ndryshojnë akuzën ndaj të pandehurit. Kushtet e sigurisë, lëviz dhe shkon kudo.

I kam bërë dhe një kërkesë duhet ta bëj më shpesh këtë gjyq. Në shkallën e parë kanë qenë 29 të pandehur ka zgjatur 3 vite. Absurd i duket atij, unë nuk merrem me politikë, ai e krijon dhe me avokatët e tij ajo i intereson. Është urdhri atij që e shpërthyen këto municione”, – tha Durda.

Durda shtoi se e ka kthyer motiv jete vendosjen e drejtësisë për masakrën e Gërdecit dhe djalin e saj.

”E kam kthyer drejtësinë e Gërdecit në motiv të jetës sime, shkaku pse jetoj është vendosja e drejtësisë për tim bir”, – u shpreh Durda.

Më herët familja Durdaj, e cila në shpërthimin e 15 marsit në 2008 humbi djalin 7-vjeçar, i është drejtuar GJKKO me kërkesë në lidhje me përshpejtimin e procesit dhe marrjen e një masë sigurie ndaj ish-ministrit Mediu, nën akuzë për shpërdorim detyre.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *