Kryeministri Edi Rama theksoi se do vijojë mbështetjen ndaj institucioneve të reja të drejtësisë.

Gjatë diskutimit me ndjekësit, shefi i qeverisë u shpreh se Partia Socialiste ka heshtur për të përçuar mesazh mbështetjeje për organet e drejtësisë.

Sipas Ramës, në sistemin gjyqësor bëhen edhe gabime, të cilat sipas tij kushtojnë jetë njerëzish, ndaj veprimet në këtë sektor duhet të karakterizohen nga një profesionalizëm i thellë.

“Ne kemi heshtur për t’i dhënë mbështetje absolute strukturave të reja të drejtësisë, kemi heshtur dhe nuk kemi bërë koment asnjë rast konkret. Ka pasur momente që jemi skandalizuar, por ama kemi shtrënguar dhembët, kemi qepur gojën dhe kemi thënë që drejtësia të vijojë punën e vet. Pse? Sepse janë institucione që sapo janë krijuar, nuk kanë ardhur nga hëna nuk kanë rënë nga qielli. Kanë nevojë për kohën e tyre, do bëjnë gabimet e tyre. Fatkeqësia është se gabimet e tyre nuk janë si gabimet e ndërmarrjes së gjelbërimit, por janë gabime që kushtojnë jetë njerëzish, por që kushtojnë trauma dhe plagë psikologjike nganjëherë të pariparueshme. Alternativë tjetër përveçse të një drejtësie të pavarur, profesionale dhe që respekton me integritet liritë dhe të drejtat themelore të njeriut nuk ka. Të pavarurën e kemi tanimë parasysh, profesionalen duhet të fitojmë të gjithë së bashku që ta konsolidojmë, por ama ka shumë gjera pozitive dhe shumë gjëra negative”, tha ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *