Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të vendosin veton për kandidaturën e Vuk Jeremic në garën për sekretar të përgjithshëm të Asamblesw sw Kombeve të Bashkuara. Sipas “The Guardian”, shkak është Kosova, pasi Washingtoni nuk e ka falur Jeremiç për kundërshtimin e tij ndaj pavarësisë. Jeremic është i pozicionuar në vendin e tretë, pas ish kryeministrit portugez Guterres dhe ministrit të jashtëm të  Sllovakisë, Miroslav Lajçak.

“Email-e të hakëruar, llogari false në twitter, akuza, thashetheme dhe  marrëveshje të fshehta. Mirë se vini në garën ndërkombëtare të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara…”.  E nis kështu artikullin e saj e përditshmja britanike “The Guardian”, e cila ka analizuar pretendentët e postit, favoritët dhe aleancat që po krijohen në mbështetje apo kundër tyre.  Ndër më të favorizuarit, i radhitur në vendin e tretë pas ish kryeminsitrit të portugalisë Antonio Guterres dhe ministrit të jashtëm të Sllovakisë Miroslav Lajçak, është edhe ish ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiq. Por sipas “The Guardian”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’i vendosin veton kandidaturës së tij dhe shak për këtë është Kosova. Diplomatët thonë se Washingtoni nuk e ka falur Jeremiç për kundërshtimin e tij ndaj pavarësisë së Kosovës  dhe se sipas tyre  ai përdori postin e presidentit të  asamblesë së Përgjithshme si një platformë për retorikën nacionaliste. Megjithatë, kërcënimi i vetos do të  jetë deciziv vetëm në momentin kur  5 anëtarët e përhershëm të këshillit të Kombeve të Bashkuara të hedhin votat e tyre në raundin tjetër. Të hënën, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë votimin e pestë për të zgjedhur një fitues nga nëntë pretendentët e mbetur në garë, në të cilin 15 anëtarët e këshillit do të hedhin votat sekrete. Sekretari i Përgjithshëm emërohet nga Asambleja e Përgjithshme, me rekomandim të Këshillit të Sigurimit prej 15 anëtarësh. Zgjedhja është subjekt i vetos së ndonjë prej pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit: Kina, Rusia, Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Franca.