E ngarkuara me punë e SHBA Nancy VanHorn ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme. Gjatë kësaj të marte zyrtarët e policisë që garojnë për postin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit zhvillojnë intervistat në Ministrinë e Brendshme.
Aktualisht, Sokol Bizhga shërben si drejtor i komanduar i Policisë së Shtetit.
Në total për postin e kryepolicit, aplikuan 16 persona, 2 prej të cilave gra që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit, Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj. Këto të fundit u skualifikuan nga gara pas verifikimit paraprak.
Komente