Duke u ndalur tek prodhimi i energjisë ne vend, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk prodhon mjaftueshëm energjinë që i duhet dhe se detyrohet që ta importojë në kohë thatësire, me çmim më të lartë, nga ai që e shesim. Kjo për faktin, sipas Ramës, se ne shesim energji në kohë kur ka reshje të dendura dhe nevoja në treg nuk është e madhe, e për pasojë edhe çmimi është i ulët.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë deklaroi se me ndërtimin e Skavicës do të bëhet e mundur që rezervat e ujerave të mbahen në këtë HEC dhe të shiten me një çmim të më shtrenjtë. Ndërsa në lidhje me uljen e TVSh deri në 20% për çmimin e energjisë për konsumatorët, Rama tha se nuk do të ndryshonte asgjë.

Vendi ynë është një emergjencë për furnizimin me energji elektrike! Kështu ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat, dhe nesër pritet që të bëjë publik prezantimin e masave për mbrojtjen e qytetarëve dhe biznesit të vogël nga efekti që mund të ketë një rritje e pakontrolluar e çmimit. Kreu i qeverisë, tha se kjo krizë do të ketë kulmin deri në mesin e vitit të ardhshëm, por edhe pas kalimit nuk ka gjasa që çmimi i energjisë të ulet.

‘Kemi pasur një mbledhja jashtë rendit për të marrë një vendim për të deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike. Situata e përgjithshme e rritjes së çmimit të energjisë i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumente financiare, qoftë me instrumente të natyrës administrative. Sot me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të mëtejshëm të planit të posaçëm për të përballur këtë situatë dhe planin do ta bëjmë publik nesër.

Ndërkohë mund t’u referohemi vetëm analizave të eksperteve dhe analizat që po bëjnë qeveritë e vendeve të ndryshme dhe është një situatë shumë e ngjashme në aspektin e  goditjes së ekonomisë nga pandemia. Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm, edhe pas përballimit të krizës çmimet nuk do kthehen aty ku ishin, po për ne është e rëndësishme të mbrojmë konsumatorin tonë, sipas prioriteteve, do fillojmë nga ata që janë më nevojë dhe duke u ngjitur lartë. E vetmja rritje çmimi qe ka ndodhur bë qeverisjen tonë, ishte në 2015 kur hymë në reformën e energjisë’, tha Rama.