Kur na ndajnë edhe 3 ditë nga zgjedhjet vendore, fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli ka publikuar në rrjetin e tij social një foto me kandidatin e Partisë Socialiste për Shkodrën, duke treguar hapur mbështetjen e tij për kandidaturën e Benet Becit.

Luizi gjithashtu u bë pjesë e një takimi që Benet Beci mbajti pasditen e sotme me qytetarët e Shkodrës, ku dhe mbajti një fjalim. Këngëtari gjatë fjalës së tij përveç batuatave, u shpreh i bindur se fitorja e Benet Becit në Shkodër është e sigurt.

Kujtojmë se këngëtari shkodran gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBV, ka folur për Benet Becin dhe është shprehur se gëzon një respekt të madh për të. Madje ai ka rrëfyer edhe kur Beci e ka ndihmuar atë në një moment të vështirë të jetës së tij, duke e punësuar në kohën kur Beci drejtonte KESH.

Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familje shkodrane që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon. Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhe i jam mirënjohës gjithë jetën”, tha Luizi.

Gara për Shkodrën, Luiz Ejlli del krah Benet Becit