Pra Qeveria do të japë 3 mijë lekë të vjetra për disa kategori pensionistëve, personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët me ndihmë ekonomike.
Pika e katërt është mbështetja për qytetarët që përdorin linjat urbane, duke depozituar 500 milionë lekë. Kështu nuk do të preket çmimi i biletës.
Po ashtu, do të futet në fuqi ligji, për përgjysmim e taksës për pagat mbi 500 mijë lekë të vjetra.
Pika e gjashtë, njoftoi Rama, është rritja e pagës minimale, që shkon në muajin prill 320 mijë lekë të vjetra.
E fundit, shpjegoi kryeministri është mbrojtja e çmimit të energjisë duke depozituar 200 milionë dollarë.
Taksat e karburantit nuk ikin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ashtu siç e kishte paralajmëruar, ka prezantuar pasditen e 12 marsit paketën e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare.
Por përpara se të niste prezantimin, Rama tha se, ndihej i turpëruar se, Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s dhe Evropës ku protestohet për pasojat e luftës në Ukrainë.
Ai solli sërish në vëmendje, së fatura e energjisë prej muaj nuk është prekur dhe se familjarët dhe biznesi i vogël nuk e paguan vetë, por e paguan së bashku me Qeverinë.
“Ne po paguajmë 80% të kësaj fature, këtë nuk e ka bërë asnjë shtet në botë”, tha Rama, i cili solli si shembull rritjen në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas kryeministrit kjo i kushton shtetit 650 milionë euro çdo vit.
Në këtë mënyrë, nëse nuk do të ishte mburoja e Qeverisë, qytetari do të paguante çmimin shtatë herë më shumë.
Ai prerazi tha se taksat e naftës nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet.
“Qeveria do të paguajë vetëm 50% të shpenzimeve për naftë për funskionarët polikë, pjesën tjetër” shpjegoi Rama, “le ta paguajnë nga xhepi”.
Kështu numri një i Qeverisë theksoi se është gjithmonë krah familjarëve, ashtu siç ka qenë gjatë pandemisë dhe tërmetit.
“Ne nuk do të lëmë vetëm, askënd”, tha kryeministri.
Për të të mohosh pasojat e luftës do të thotë të mos kesh dinjitet.