
Detaje të reja janë zbuluar nga mbledhja që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar me drejtuesit politik në selinë rozë.
Tema kryesore e cila është diskutuar ishte pikërisht ajo për organizimin e zgjedhjeve të 11 majit, fushatën elektorale në vend dhe atë në diasporë.
A2CNN mëson se në fundjavë kur nis edhe regjistrimi i i emigrantëve drejtuesit politik do të “emigrojnë” në dy shtetet ku ka më më shumë shqiptarë.
Gjithashtu në këtë mbledhje është diskutuar për listat e PS, të paktën sipas burimeve jo për emra konkretë, por janë dhënë porosite se si duhet të përpilohet lista e hapur dhe lista e mbyllur.
Prej kohësh drejtuesit politikë janë rekomanduar që në lista përveçse, ministrat duhet të përfshihen edhe kandidatë të platformës “Deputeti që Duam”.
Pavarësisht se sipas burimeve në PS cilësia e kandidatëve nuk është në pritshmëritë e nisjes së këtij procesi. Një tjetër dilemë mbetet nëse Rama do të ndryshojë qëndrim për drejtuesit politik, që këta të fundit të jenë në lista të mbyllura apo të hapura.