Një nga gazetaret më të sikatura Inddiane, kritike ndaj politikave nacionaliste Hindu, është qëlluar për vdekje në shtetin jugor të Karnataka, tha policia.
Gauri Lankesh, 55 vjeç, u gjet e mbytur në një pellg gjaku në prag të shtëpisë së saj në qytetin Bangalore.
Ajo ishte qëlluar në kokë dhe në gjoks nga një njeri i armatosur që errdhi me motocikletë. Motivi i krimit nuk është i qartë.
Gazetarët indianë janë duke u bërë gjithnjë e më shumë objekt sulmi nga nacionalistët radikal Hindu, thanë aktivistët.
Në pesë vitet e fundit, gazetarët që janë shfaqur kritikë ndaj nacionalistëve Hindu, janë sharë në media, ndërsa disa gra gazetarejanë kërcënuar me përdhunime dhe me kërcënime.
Ministrat që i përkasin Partisë Bharatiya Janata (BJP) kanë sulmuar hapur gazetarët, duke përdorur edhe terma si ‘prostitutë’ , kur flasin për to.
Veritas.com.al/