Nga: Jakin Marena, gazetar/

Po shoh një debat te shtuar ne lidhje me një lëvizje normale te mundshme te nje moderatori nga nje televizion tek një tjetër, lëvizje qe nuk diktohet as nga interesa kombëtare, as nga interesa ndërkombëtare, as politike apo balance mediatike-politike por thjeshte dhe vetëm interesa personale te vete moderatorit, qe ne rastin konkret është Blendi Fevziu.

I cili ben llogarite e tij profesionale por dhe financiare sepse ketu ne Shqipëri jetojmë, pasi nuk mund te levize me page me te ulet. Po thuhet ne mënyrë shume glorifikuese se ka qene nje ndikim i jashtëzakonshëm i moderatoreve dhe emisioneve te tyre ne jeten politike te vendit.

Pa diskutim qe kane shërbyer shume here, por si rëndom ne Shqipëri qe gazetaret rrihen apo kercenohen pasi nxjerrin lajmin, dhe jo si ne bote qe rrihen, kercenohen apo dhe vriten para se te dale lajmi per dicka qe te mbyllet goja, dhe ne Shqipëri moderatorët kane ecur pas politikes, jo e kane paraprirë.

Per te dhënë efektin e kundërt sidomos ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2013, zgjedhjet vendore te vitit 2015 dhe sidomos ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2017. Pasi tjetër gjë thane, trumbetuan dhe mbrojtën me pathos para zgjedhjeve, duke dhënë dhe deklarata absolutiste per rezultate absolute, dhe tjetër rezultate diametralisht te kundërta dolën pas zgjedhjeve! Nëse dikush ka dyshime le te futet ne google dhe aktivizoje motorin e kërkimit me emrat e secilit moderator para secilës palë zgjedhje. Madje ka dhe ndonje deklarate te ndonjërit prej tyre se: “Deshtuam, duhet te zhdukemi ca kohe nga qarkullimi!. “

Per hir te se vërtetës, perjashtuar vetem njerit, asnje nga moderatoret qe jane sot ne treg nuk ka qene gazetar (reporter), nuk e njeh lajmin dhe s’di çfarë behet me lajmin. Kjo duket qarte dhe ne pyetjet qe behën, në njerëzit qe thirren dhe faktit qe asgjë nuk merret vesh se çfarë thuhet. Aq me tepër qe shpeshherë as vete moderatori nuk e ndjek debatin, por thotë ato qe ka ne mendje.

Ndaj mos te trishtohet asnjeri per këto lëvizje, qe po paraqiten sikur do te “këputet” boshti i politikes shqiptare! Bledi Fevziu do shkoje nëse shkon ne një TV tjetër, vendi i tij do zihet nga dikush tjetër. As une nuk e mendoja se dikush qe i kam korrektuar “rripin” e pare, (kështu quhej nje qëndrim apo opinion per shkrimin kryesor te nje dyfaqëshi brenda ne gazete), do te behej komentator, opinionist e moderator gjithollog ne TV. Merreni me qetësi dhe pa stres, miqtë e mi te medias, te cilës nuk i jam ndare përmbi 25 vite me radhe! Dhe ndaj te njëjtin mendim me dike qe thoshte: “Shtoni financimin per ata qe sjellin dhe bejne lajmin”, sepse janë kthyer mediat dhe gazetaret ne “zogj interneti”, ku sa lëviz njeri këmbën jashtë redaksisë!

*Titulli është i VERITAS

Veritas.com.al/