Gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi ka publikuar sot një intervistë të padëgjuar më parë, ku  diplomati i madh shqiptar Faik Konica flet për radion amerikane ‘NBC’ një ditë pasi Itali Fashiste kishte pushtuar Shqipërinë me 7 prill të 1939.

Ministri fuqiplotë i Shqipërisë në Uashington tregonte edhe raportet mes vendit tonë dhe Italisë. Ai shprehet mes tjerash në intervistë, se para se të niste  pushtimi italian mbi Shqipërinë, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë shumë të mira, duke shtuar se shumë studentë shqiptarë kanë ndjekur studimet e tyre të larta në vendin fqinj.

Papritmas, me 7 prill të 1939 raportet miqësore mes Italisë dhe Shqipërisë u ftohën ndjeshëm dhe marrëdhënia e mirë u zëvendësua me agresion ushtarak.

https://www.facebook.com/ilir.ikonomi/videos/10157125273878684/?t=176

Postimi i plotë i gazetarit:

Po ju paraqes një material zanor të pa publikuar ndonjëherë. Është intervista e Faik Konicës, ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Uashington dhënë radios amerikane NBC më 8 prill 1939, një ditë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia.Kanë kaluar 80 vjet nga ajo ditë. Pushtimi italian ishte një goditje e rëndë për ministrin Konica dhe për të tjerë që i besuan miqësisë së shtirur të Benito Musolinit. Në intervistë, Konica e quan agresionin e Italisë kundër Shqipërisë së pambrojtur “një thikë pas shpine”.

Intervistuesi quhet Hilmar Baukhage, komentator i njohur i asaj kohe. Disa orë përpara bisedës në radio, Baukhage e kishte vizituar Konicën në apartamentin e tij në Hotelin Mayfloëer të Uashingtonit, duke shprehur habi për librat e shumtë që rrethonin ministrin erudit të Shqipërisë. Ky është i vetmi zë i Konicës që njohim deri më sot. Intervistën po e bëj publike të plotë me lejen e radios NBC në Nju Jork.

Veritas.com.al/