Vrasja e gazetarit, Jamal Khashoggi ishte planifikuar më përpara, tha presidenti Turo, Recep Tayyip Erdogan para anëtarëve të Parlamentit turk që i përkasin partisë së tij.

Ai tha se Turqia ka prova të forta se Khashoggi është vrarë me paramendim dhe nga një vrasës ‘i pamëshirshëm’ në konsullatën Saudite në Stamboll në 2 Tetor.

Ai gjithashtu bëri thirrje që të dyshuarit të gjykohen në gjykatat e Stambollit.

Ai i kërkoi Arabisë Saudite që të japë përgjigje se ku ndodhet trupi i Khashoggi dhe se kush ka urdhëruar vrasjen e tij.

Mbretëria Saudite ka dhënë të dhëna kontradiktore mbi atë që ka ndodhur me korrespondentin e gazetës ‘Ëashington Post’. Disa javë pasi u ndalua, ai ishte akoma i gjallë; tani autoritetet thonë se 59-vjeçari është vrarë në një operacion ‘mashtrues’.

Ditën e Martë fjalimi i mbajtur nga presidenti Erdogan koincidoi me fillimin e një konference mbi investimet në Arabinë Saudite, të cilat janë mbuluar nga një hije e çështjes Khashoggi.

Veritas.com.al/