Sot në orët e para të mëngjesit, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë publicisti dhe redaktori i vyer i Radio Televizionit të Kosovës, Qani Mehmedi- njoftoi ‘KosovaPress’.

Qani Mehmedi lindi me 12 mars 1953 në Dragomisht të Vogël të Kërçovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Tetovë kurse studimet për gazetari dhe diplomaci në Universitetin e Prishtinës ndërsa magjistroi në shkencat politike në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës.

Punoi gazetar dhe redaktor në gazetat ”Bota e re “ dhe “Zëri i Rinisë”, redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës , në Radio Zagreb dhe në Radio Televizionin Shqiptar. Ishte redaktor i revistës “Dituria”. Pas luftës në Kosovë ai punoi si redaktor në Radio Televizionin e Kosovës, kryeredaktor në të përditshmen “Lajm”, kurse aktualisht ishte redaktor në Radio Kosovë.

Veritas.com.al/