“Marrëveshja Rama-Basha, marrëveshje erotiko-politike. Qeveria teknike nuk rezultoi e tillë.
Është bashkëqeverisje e pakuptimtë dhe këtë e tregon edhe fakti që ministrat teknikë nuk po ikin.
PD është tepër e madhe për të rënë në marrëveshje të tilla”, tha Ruli në emisionin “Përballë” në RTSH të gazetarit Lutfi Dervishit.
Ndërsa Edit Harxhi tha se “marrëveshja e 18 Majit ka mungesë transparence”.
Fakti që PD-ja sulmoi LSI-në në fushatë pa patur arsye, është tregues i mungesës së transparencës.
Çdo lloj koalicioni mes PD-së dhe z. Rama më duket i pamoralshëm.
PD duhet t’i kthehet vlerave dhe traditës së saj.”
“Humbja e PD-së ishte katastrofë! Jo vetëm humbi, por humbi shumë më tepër se zgjedhjet e fundit”, vijoi ajo.
Ervin Salianji, deputeti i Bashës, nga ana tjetër ka kritikuar ministrat teknikë.
“Vullneti politik i ministrave teknikë nuk arriti të shkojë në nivelin e drejtorive.
Shit-blerja e votës ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve, por kjo nuk i heq përgjegjësinë PD-së”, tha ai.