Gent Ibrahimi është një jurist i njohur, madje edhe i lakuar në publik për shkak se disa herë është propozuar si përfaqësues i Shqipërisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, por nuk

Kësaj here ia ka dalë të fitojë postin e lartë.

Tani ngjitet në krye të piramidës së Prokurorëve.

Që sot, Gent Ibrahimi do të jetë në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ibrahimi i cili vjen nga radhët e pedagogëve; ai u përzgjodh në mbledhjen e parë të KLP.

Mbledhja drejtohej nga anëtarja më e vjetër jo-prokurore, në prani edhe të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Ndërsa lexoi platformën e tij, Ibrahimi u shpreh se e sheh këtë mundësi si një vijim të misionit të nisur me reformën në drejtësi. “E kam parë sistemin nga jashtë, tani sfidë është ta shoh atë nga brenda” u shpreh Ibrahimi.

Veritas.com.al/