Kryeministri Edi Rama do të presë këtë të hënë në një takim informal liderët e Ballkanit Perëndimor. I pranishëm pritet të jetë edhe komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli. Takimi zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që të mbahet në Tetor në Tiranë.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar katër kryeministra të rajonit, ajo e Serbisë Ana Brnabic, kryeministri maqedonas Dimitar Kovacevski, shefi i qeverisë malazeze Dritan Abazoviç dhe kryeministrija e Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo. Ftesë ka marrë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, por ka refuzuar.

ABC News raportoi një ditë më parë se Kurti ka zgjedhur të shkojë në një simpozium ndërkombëtar që po mbahet në Greqi, ku Shqipëria prezantohet nga një grup të organizatave joqeveritare të kryesuar nga Remzi Lami. Në takimin informal ishte konfirmuar ardhja e zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi.

Por ky takim i Bislimit me krerët e rajonit nuk do të jetë i mundur për shkak të protokollit. Bislimit i është komunikuar nga organizatorët e takimit se niveli i tij është dytësor dhe jo i përshtatshëm dhe se doja e takimit do t’i dërgohet me postë qeverisë së Kosovës, përkatësisht zyrës së kryeministrit.