(FOTO: George Soros dhe Hillary Clinton)
Avokati që përfaqëson Hillary Clinton në rinumërimin e votave, Marc Elias, është financuar nga miliarderi George Soros, njofton Breitbart.
Të Shtunën, Marc Elias, këshilltari i përgjithshëm i zonjës Clinton, njoftoi se ekipi i Clinton mund të bëhet pjesëmarrës në përpjekjet e Jill Stein të Green Party për të rinumëruar votat në Wisconsin. Elias tha gjithashtu se ekipi i Clinton mund të marrë pjesë nëse Stein vendos që të vazhdojë rinumërimin në Pennsylvania dhe Michigan.
Elias është një avokat i vjetër në kompaninë ligjore “Perkins Coie”, e cila gjithashtu përfaqëson Hillary Clinton dhe Komitetin Kombëtar Demokrat.
Në Korrik, gazeta New York Times raportonte se Soros i kishte premtuar deri 5 milionë euro për betejën ligjore të udhëhequr nga Elias kundër gazetave që karakterizohen si gazeta që “pengojnë ligjin për votimet” dhe që janë afër Republikanëve.
“The New York Times” ka njoftuar mbi financimet e Soros për Elias.
Elias, i cili është i specializuar për çështje të mbrojtjes së votës, ishte në kontakt me zotin Soros në janar 2014 kur Elias ishte duke eksploruar një serë kallëzime federale para se të fillonin zgjedhjet dhe gjatë fushatës së vitit 2016. Këtë e ka bërë me dije vetë këshilltari politik i Soros, Michael Vachon. Vetë zoti Elias mohoi që të komentonte të Premten rreth financimit të çështjeve ligjore.
/Veritas.com.al/