
Në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë iu është përgjigjur kritikave të ndjekësve në lidhje rritjen e turizmit në Shqipëri.
Për kreun e qeverisë, krahasimi i rritjes së turizimit bëhet për vendin krahasuar me një vit më parë dhe nuk bëhet krahasim me turizmin në Turqi apo Francë që presin miliona njerëz çdo ditë.
Teksa përsëriti se vetëm vizioni i PS ka sjellë këtë përmirësim të imazhit për Shqipërinë, Rama u zotua se kjo mazhorancë do të qëndrojë dhe për disa vite në pushtet deri sa të anëtarësohemi në BE.
“Postova tabelën e UN Turizëm ku janë vendet e OKB dhe disa miq kishin disa gjerë ndryshe për të thënë. Këtu flitet për rritje krahasimisht me vitet e mëparshme. Nuk mund të krahasohemi me Francë dhe Turqi. Këtu flitet se kush është rritur më shumë me vitin që lamë pas. Duhet të gëzoheni për këtë rritje për turizmin. Qeveritë venë e vinë edhe pse kjo e PS do të rrijë për të paktën dhe ca vite deri sa ta fusim vendin në BE. Ky është viti i mandatit të ri qeverisës dhe nuk e harroj. Gëzohuni, mos kini frikë. Fakti që po ndodh kështu është për shkak të punës kolosale që bëhet çdo ditë për të pastruar llumin, për të rritur investimet. Suksesi i Shqipërisë turistike është falë punës këmbëngulëse të kësaj qeverie. Sa llafe do marrë me vete ai 11 maji. I bekuar do të jetë”, tha Rama. (A2 Televizion)
Komente