Këtu janë disa nga gjërat që unë shpresoj se do të shohim më shumë në vitin 2019. Nuk ka gjasa, e di. Por unë mendoj se është e rëndësishme të filloni vitin duke synuar lart.

Demokracia

Siç ka thene Churchill, “është forma më e keqe e Qeverisë, përveç të gjitha atyre formave të tjera që janë provuar herë pas here.” Por tani, në të gjithë botën, shumë votues të zemëruar kanë vënë re se gjithnjë e më shumë jemi viktima të një deficiti demokratik. Në Britani, për shembull, ne të gjithë kemi mësuar në shkollat tona se jetojmë ne menyre te diskutueshme demokracinë e vazhdueshme më të gjatë në botë. Por shikoni se çfarë ndodh kur e vendosim ketë reputacion mbresëlënës në provë. Në qershor 2016, 17.4 milionë prej nesh – më shumë sesa kanë votuar ndonjëherë për ndonjë gjë në historinë britanike – votojnë në një referendum për të lënë BE. Dhe pastaj çfarë ndodh?

Po ashtu eshte. Vetë Establishmenti që kemi votuar për ta përmbysur sepse ishte bërë kaq i larget dhe arrogant dhe egoist ka vendosur se ne kemi votuar në mënyrë të gabuar. Sjellin pra çdo lloj justifikimi mbi motivin pse është krejt e pamundur të shprehim votën tonë. Pra, ja ku jemi, duke hyrë në vitin 2019 me perspektivën shume realiste për të mos lënë kurrë Bashkimin Evropian – siç na ishte premtuar se do të mundnim, nëse është kjo ajo që deshëm – por në fakt është bllokuar gjithnjë e më shumë në limbo, e paaftë madje per te perfituar nga kjo marrëveshje e frytshme tregtare. Ambasadori britanik i  Presidentit Trump sapo na ka premtuar se mund ta kemi vetëm nëse bëjmë gjënë e duhur.

Kur demokracia dështon, historia na tregon, njerëzit zgjedhin opsione të tjera. Rrallë janë paqësorë apo të mirë.

E vërteta

Donald Trump është një nga presidentët më të mëdhenj në historinë e SHBA. Nuk pres që çdo media të pranojë këtë fakt të qartë. Por e gjej pak të lodhshme, që madje as në mediat konservatore tradicionale, nuk mund të gjesh ndonje – me përjashtim te kontrarianit të cuditshem të licencuar – që e pranon . Në kete moment, në Britaninë e Madhe per shembull,është pothuajse e pamundur të lexosh për Amerikën e Trump nga çdo perspektivë ndryshe nga ajo e Michael Avenattit, Stormy Daniels, Hillary Clinton apo ndonjë tjetër që beson se e vetmja arsye pse ai është president është sepse rusët e kane rregulluar në atë mënyrë. Me fjalë të tjera, pothuajse çdo gjë që lexon rreth Donald Trump është #fakenews (lajme te rrema).

Unë nuk jam duke sugjeruar se i fuqishmi, i mençuri dhe i lezeçmi Zoti Perandor Trump është pa të meta. (Edhe pse nuk mund të mendoj menjëherë për asnjë). Ajo që po them është se nëse ndonjë prej paraardhësve të tij – veçanërisht Obama – do te ishte mbajtur në të njëjtat standarde nga establishmenti i medias, gjysma e tyre do të ishin vene nën akuze dhe Obama tani do të ishte në Gitmo.

Natyrisht unë nuk do të pres që e majta t’i japë Trumpit një dëgjese të paanshme. Por dështimi i konservatoreve kryesore për ta bërë këtë është i pafalshëm. Ajo që mendoj se e përçmoj më shumë është mendjelehtesia e saj dekadente. Tregohet një keqkuptim fatal që , nëse Trump iken, shpejt do të jemi në gjendje të gjejmë një udhëheqës shumë më të mirë konservator të botës së lirë. Por nuk do ta bejme me të vërtetë . Trashegimia e tij si një prej të mëdhenjve tashmë është mjaft e sigurt: Gjykata e Lartë nuk është më një fortese për majtistët aktivistë; Dow – megjithë rënien e vitit – është akoma 30 për qind ne ngjitje; shkurtimet e tij te taksave ishin të domosdoshme dhe prej kohësh të vonuara  kundrejt asaj qe duhet të ishin (por ne të vërtetë nuk ishin) një nga ekonomitë botërore me te ndritura me taksa te ulëta, dhe te favorshme per biznesin; ridimensionimi i tij nga ndërhyrja e stilit neo-konvencionale – “izolacionizmi” siç është quajtur natyrisht nga gjeneralët e kolltukëve – më duket një përgjigje shumë e ndjeshme ndaj dekadave të luftërave të pakuptimta nga Iraku në Afganistan; dhe kush tjetër, përveç një burri ne ekstrem kurajoz si Donald do të kishte negociuar kaq sinqerisht dhe me vendosmëri me Korenë e Veriut dhe Kinën?

E gjitha çfare tha, shumica e njerëzve mendimet e të cilëve unë respektoj e duan Trumpin. Dhe ne e duam më shumë, kur ai dërgon tweetime si kjo:

GEZUAR VITIN E RI TË GJITHËVE, DUKE PËRFSHIRË URRYESIT DHE MEDIAT E LAJMEVE TE RREMA! 2019 DO TË JETË VITI FANTASTIK PËR ATA QË NUK VUAJNE NGA SINDROMA E ÇMENDJES TE TRUMPIT. VETEM QETESOHUNI DHE SHIJONI GAREN, GJERA TE MEDHA JANE DUKE NDODHUR PER VENDIN TONE!

Ne kemi nevojë për më shumë sinqeritet në vitin 2019, sidomos nga Establishmenti ynë politik. Çiltërsia është ajo që i mban politikanët të ndershëm dhe që i mbron ata nga tundimi i lehtë i sinjalizimit te virtytit. Është gjithashtu një nga cilësitë më të respektuara nga publiku votues, për këtë arsye politikanët që e tregojnë atë si dhe bëjnë atë që premtojnë – Trump, Jair Bolsonaro i Brazilit, Viktor Orban i Hungarisë, Matteo Salvini i Italisë – priren të dalin mirë në sondazhe . Përgjigja e mediave kryesore ka qenë që t’i damkose këta politikane”populistë” ose demagogë të “ekstremit të djathtë” . Por ndoshta kjo është për shkak se në vend që të ndjekin axhendën e ngushtë dhe virtuoze të sinjalizimeve të elitës globaliste të Davosit ata po thonë dhe po bëjnë gjëra që njerëzit e vërtetë do të donin që politikanët e tyre të bënin. Çfarë nuk shkon për shembull, në lidhje me Bolsonaron qe zotohet të luftojë “plehërat marksiste që janë vendosur në institucionet arsimore” apo Orban që ndaloi kurset e ‘studimeve gjinore’ në universitetet e Hungarisë?

Ka shumë çështje për të cilat dëshiroj që politikanët të jenë më të sinqertë. Njëra prej tyre është ambientalizmi, i cili që prej kohësh ka pushuar së  mbrojturi mjedisin e tyre dhe tani është shumë më tepër një kartel i stilit mafioz, i cili përdor kercenimin emocional dhe shkencën hedhurinë për të eleminuar një përqindje të konsiderueshme të PBB-së globale dhe devijimin e tij në xhepat e mashtruesve ne kerkim te grabitjeve .

Një tjetër është Islami. Eshte nje filmim  që po qarkullon, për shembull, i një njeriu në Mançester i arrestuar gjatë Vitit të Ri pasi dyshohet se therri tre vetë. Megjithëse në pamjet në filmim mund të dëgjohet qartë që bërtiti Allahu Akbar, autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar kanë vazhduar të na thonë se motivet e tij janë të paqarta. Hmm. Me te vertete?

Integriteti

Korrektësia politike është duke korruptuar institucionet tona. Më lejoni t’ju jap disa shembuj:

Ushtria, e cila dikur ishte e lidhur kryesisht me mbrojtjen e mbreterise, duket gjithnjë e më shumë të jetë e hutuar nga synime margjinale, madje edhe joproduktive, si për shembull, që të marrin më shumë gra në njësitë e këmbësorisë në vijën e pare te frontit ose (shih reklamat e fundit të rekrutimit të Ushtrisë Britanike) duke siguruar rekrute Muslimane qe akoma mund te nxjerrin tapetet e faljes në mes të një stërvitjeje në Snowdonia.

Kompania Royal Shakespeare (RSC). Vitin e kaluar, kritiku Quentin Letts shkroi një pjesë shumë të guximshme duke vënë në dukje se në padurimin e saj për të promovuar “diversitetin”, RSC ishte ndonjëherë duke kompromentuar integritetin artistik të prodhimeve të saj. Në vend që të lëshonte një mohim të indinjuar, drejtori artistik i RSC Greg Doran efektivisht pranoi se ai tani çmonte qëllimin e “drejtësisë sociale” – dmth kuotat e diversitetit; inxhinieri sociale – mbi ekselencen krijuese. Ky qëndrim është trishtueshëm i zakonshëm në rrethet e luvvive. Por ajo që luvviet nuk duket se vlerësojnë është se kjo qe shkakton padrejtësi të madhe shoqërore tek njerëzit që kanë më shumë rëndësi: klientët pagues që u japin pune dhe financojnë prodhimet e tyre te paperpunuara gjithnjë e në rritje.

Ajo që unë do të doja të shihja shumë më tepër në vitin 2019 është që bizneset të aderojnë në punen e tyre me kemishe: filma që kërkojnë të argëtojnë në vend që të zgjojnë axhendën; grupet e financimit në mase si Patreon që kombinojne talentet me burimet e financimit në vend që te përpiqen për t’u angazhuar në ruajtjen e politikës së njerëzve; organizatat bamirëse si Shoqeria Mbretërore për Mbrojtjen e Zogjve, aktualisht qe mbron zogjtë në vend të promovimit të industrisë – turbinave të erës – të cilat i presin dhe i coptojnë ato.

Unë e quaj këtë “integritet”. Është diçka që pothuajse tërësisht mungon nga axhenda e te majtës regresive.

Optimizmi

Në kohën e referendumit të vitit 2016, unë u intervistova në një film të quajtur Brexit the Movie.

Të gjithë ne që morëm pjesë në të ishim plot shpresë për të ardhmen e ndritshme që shtrihej përpara për Britaninë jashtë zinxhireve të Bashkimit Europian. Jo shpresë e verbër, por optimizëm i informuar i shkrimtarëve, mendimtarëve, ekonomistëve që kishin marrë ne konsiderate problemet dhe që kane njohur se një Britani e lirë  nga negociimet, me taksa te ulëta dhe e rregulluar do të ishte shumë më e mirë dhe shumë më e lirë se një e detyruar përjetësisht nga rregullat gjithnjë e me shtrenguese të një supershteti të korruptuar, sklerotik, socialist dhe antidemokratik të drejtuar nga teknokratë pothuajse fashistë.

Krahasuar dhe kontrastuar me rastin e anëtarësimit të vazhdueshëm në BE (ose një versioni pak të maskuar) të avancuar nga Remainers: është gati tërësisht negative. “Ju nuk mund të largoheni vetëm për shkak të këtyre problemeve komplekse procedurale të cilat jeni shumë budallenj për ti kuptuar dhe të cilat nuk i përmendëm më parë, sepse ne vetëm sapo i kemi shpikur ato”, është -per të parafrazuar – një prej argumenteve të tyre kryesore. Argumenti tjetër kryesor është: “në thelb gjithshka do të përfundojnë aq tmerrësisht saqë nëse në të vërtetë,nuk do te perfundosh i vdekur do të dëshironit sigurisht që të ishit.”

Ashtu si Churchill fitoi Luftën e Dytë Botërore duke pikturuar një fjale imazh të “maleve të ndricuara nga dielli” që na prisnin pasi ne triumfonim, dhe ashtu siç Trump qe e mposhti shtrigen kriminele Hillari duke premtuar të Bënte Amerikën e Madhe Përsëri, kështu që tani duhet të hedhim peshën tonë prapa ketyre politikanëve (në Britaninë e Madhe si Jacob Rees-Mogg dhe Boris Johnson) të cilët flasin gjuhën e lirisë, prosperitetit dhe begatisë, në vend të atyre – shumicës së pjesës tjetër – të cilët flasin sikur të gjitha lavditë tona gjenden në të kaluarën dhe nuk mund të arrihen me kurrë.

Seksizmi

Rezoluta ime këtë vit do të jetë shumë më seksiste. Si një zotëri, besoj se është detyra ime e shenjtë që të bëj çmos për të mbrojtur seksin më te drejte nga të bërit gjëra të cilat janë kryesisht të papërshtatshme – duke mprehur rrugën e tyre përmes kurseve të lëndës STEM kur ata do të kishin qenë shumë më të lumtur të bënin anglisht; duke rrezikuar jetën e tyre – dhe ato të shokëve të tyre meshkuj – si luftetare te kembesorise; duke e lënë veten të vrapojnë në yndyrë dhe të lyejne flokët e tyre blu, kur ata do të kishin qene aq shumë më të plotesuar në qoftë se ata do te përpiqeshin të duken bukur. Gjithashtu, mua më duket se “seksizmi” është thjesht një term i majtë i krijuar për të patologjizuar sjelljen normale mashkullore. Vajzat janë të shkëlqyera, por siç e kemi njohur që nga Zanafilla, ato kanë një tendencë për të dalë nga dora nëse nuk mbikëqyren me kujdes ose nuk janë te kenaqura.

Aktualisht jemi në këtë klimë politike – aq te çuditshme dhe ekstreme sikur të jetosh në një film fantashkencor të viteve shtatëdhjetë vecanerisht distopik – ku në emër të disa gjërave te lajmeve te rrema të quajtur “barazi”, gjysmes se specieve i është dhënë letër-e bardhe për shkeljen e të gjithë gjysmës tjetër dhe jane akoma te perkedhelura si viktima dhe përshëndeten si heroina. Kjo nuk është një gjendje e zakonshme dhe nuk mund të vazhdojë përgjithmonë për shkak të dëmit që po i bën marrëdhënieve ndërmjet gjinive, shoqërisë në përgjithësi dhe perspektives të mbijetesës së specieve tona. Nuk pres që të përfundojë këtë vit. Por shpejt do të ketë një kundergoditje.Më konsideroni mua një pjesë të saj …

Veritas.com.al/