
Për shkak të garës çiklistike Giro D’Italia që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, Partia Socialiste në Vlorë bën kërkesë për shtyrjen e afatit të votimit deri në ora 21:00 ditën e dielë.
Kërkesa është dërguar në KQZ nga drejtuesi politik i PS, Bledi Çuçi, ndërkohë që pritet që të merret një vendim në orët në vijim.
Gara çiklistike do të zhvillohet të dielën në qarkun e Vlorës ku është parashikuar bllokimi i disa akseve rrugore dhe mund të shkaktojë probleme në qarkullimin e njerëzve për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.
Në Vlorë aktualisht çdo gjë gati për zhvillimin e procesit të votimit dhe më pas të numërimit të votave.
Çdo KZAZ e qytetit, por edhe ato në rang rrethi janë gati. Pritet që në Vlorë të nisë në orën 15:00 shpërndarja në qendrat e votimit e kutive.
Komente