– Diamanti, me klasifikimin më të lartë të pastërtisë dhe shkëlqimit, ka një vlerë te paçmuar-

Nga: Francesca Bernasconi/

Në filmin Titanik, e quajtën “Zemra e Oqeanit”, një diamant blu shumë i rrallë dhe shumë i çmuar, i prerë në formën e zemrës.

Tani ai gur i shpikur është bërë realitet. Në Botsvana, në fakt, është gjetur një diamant me të njëjtën ngjyrë, me formë ovale.

Guri, i quajtur Okavango Blue, ka një diametër prej 30 milimetrash dhe një vlerë te paçmuar: karatet e gurit grez janë 41.11, ndërsa ato të gurit të prerë 20.46. Ajo që e bën atë kaq të rrallë dhe të çmuar, për më tepër, janë ngjyra e veçantë, një Fancy Deep Blue, dhe përsosmëria e formës ovale, me borde precize .

E lartë edhe pastërtia, e klasifikuar me një nga nivelet më të larta, një VVS2,qe i korrespondon një shkëlqimi të pashembullt.

Diamanti është gjetur në maj 2018, në minierën e Oropas dhe është guri i parë me karakteristikat e përshkruara më sipër. Kompania shtetërore, artific i gjetjes, Okawango Diamond Company, i ka dedikuar një vend të veçantë diamantit, për ta prezantuar atë dhe për ta bërë zbulimin të njohur.

Diamantet blu në përgjithësi janë shumë të rralla, por ato me cilësi fancy deep, me intensitet të thellë, janë edhe më të vështira për t’u gjetur: ” Një gur si ky e sheh vetëm një herë në jetë”, ka komentuar drejtori i kompanisë. Asnjë sugjerim rreth çmimit, që mbetet konfidencial.

Veritas.com.al/