KOMENT

Sot pasdite, presidenti i Republikës, Meta, është shfaqur me një ëndërr të frikshme. Menjëherë ka shkruar një letër për instituciont kryesore me alarmin se ‘një tërmet apokaliptik pritet në Ballkan’ dhe me këtë rast ka kërkuar masa urgjente para ‘shkatërrimit total’ të Shqipërisë dhe Ballkanit. Ai ka thënë se informacionin e saktë e ka nga një sizmolog i njohur grek, Akis Tselentis.

Pas njoftimit të Preidentit, të gjithë u tmerruan për ‘fundin e botës’ në Ballkan.

Në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama, zëvendës kryeministrit Erion Braçe dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Presidenti i Republikës Ilir Meta paralajmëroi se një tërmet apokaliptik do të godasë Ballkanin.

Meta në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare kërkoi informacion nga institucionet përkatëse rreth kësaj dukurie natyrore, nisur nga deklaratat e sizmiologut grek Akis Tselentis,

“Sizmiologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës. Për shkak të karakteristikave të veta sizmike vendi ynë është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Evropë. Prandaj Shqipëria është një vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Meta.

Por gjithë alarmi i presidentit ishte ëndërr, pa asnjë të vërtetë.

Çfarë ndodhi kaq tragjike dhe qesharake, njëherësh?

Meta si president menjëherë kërkoi informacion për paralajmërimin dhe për masat e mundshme, ndërsa thotë se është i gatshëm të mbledhë edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Absurd apo sëmundje?

Presidenti tha se informacionin për ‘tërmet apokaliptik’ e kishte nga media ndërkombëtare dhe e vendit; por asgjë nuk është gjetur akoma në media rreth këtij ‘tërmeti’.

“Sizmiologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballaknin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës”, shkroi në letër presidenti,

‘Shqipëria është një vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore’ shkroi presidenti duke iu kallur frikën qytetarëve të vet.

‘Për sa më sipër, kërkoj nga ana juaj të informohem mbi:

Institucionet përgjegjëse, a kanë kontaktuar me sizmiologun Tselentis dhe institucionet homologe të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmërime të tilla?’, kërkoi presidenti.

‘Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj , nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla.

‘Nëse e gjykoni të domosdoshme, jam i gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare menjëherë qoftë dhe vetëm për këtë çështje…’, paralajmëroi presidenti Meta

Por as sizmologu grek, Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Observatori Kombëtar të Athinë, nuk di asgjë për paralajmërimin e tij për një tërmet të fuqishëm në Ballkan.

Shqiptarja.com ka kontaktuar me sizmologun grek me anë të një emaili, në të cilin ai ka thënë se nuk ka bërë një parashikim për tërmet të fuqishëm.

‘Asnjëherë nuk kam bërë asnjëherë asnjë parashikim specifik për tërmete.  E gjitha kjo është fake (e rreme) dhe qesharake’, shkruan studiuesi i sizmologjisë.

“Asnjëherë nuk kam qenë në kontakt me presidentin tuaj”, thuhet në përgjigjen e tij.

Por pse ndodhi e gjithë kjo në kokën e presidentit? Apo ai është i eur të ulet në një tryezë me qeverinë dhe kryeministrin Rama, dhe shpik të tilla ngjarje ‘apokaliptike’, që në fakt na trembin jo për tërmet, por për një shkarje ‘tektonike’ të kryetarit të shtetit.

VERITAS.COM.AL/