(FOTO: Gjithnje e me shume leje per armë marrin gjermante. Në janar 2016, një licencë të tillë e kishin rreth 301,000 vetë – në dhjetor 2017 numri i tyre shkonte në më shumë se 557,000)/
Gjermanët ndjehen të pasigurt dhe po armatosen apo po stërviten në sporte marciale dhe kurse për vetëmbrojtje.
Gjermanët po armatosen. Gjithnjë e më shumë qytetarë gjermanë po bëjnë të ashtuquajturën “licencë të vogël armësh” që i lejon të mbajnë me vete armë me fishkë me gaz lotsjellës. Por edhe armë të tilla janë të rrezikshme, sepse nëse shkrepja bëhet nga një distancë e afërt, ajo mund ketë efekt vdekjeprurës.
Veçanërisht dy vitet e fundit numri i gjermanëve që kanë marrë këtë licencë, është rritur jashtëzakonisht shumë. Në janar 2016, një licencë të tillë e kishin rreth 301,000 vetë – në dhjetor 2017 numri i tyre shkonte në më shumë se 557,000. Sipas shitësve të armëve për armë dhe fishekë me gaz lotsjellës, apo elektroshokë ka pasur aq shumë kërkesa sa rezervat nuk janë më të mjaftueshme.
(Edhe kurset për sporte marciale apo për vetëmbrojtje, si taekwondo, po përjetojnë një bum).
Ndjenjë pasigurie
Sipas një ankete të institutit infratest dimap të janarit 2017 rreth 32 për qind e gjermaneve ndjehen të pasigurt, kurse rreth 51 për qind e tyre, ndjehen më tepër të sigurtë se të pasigurtë. Po ashtu anketimi tregoi se një e katërta e të anketuarve i mënjanojnë natën sheshe apo rrugë të caktara, sepse kanë frikë. Po ashtu rreth dy të tretat thanë se mbajnë me vete për vetmbrojtje spray me gaz lotsjellës apo armë.
Frikë nga emigrantët?
Shtimi i personave që janë të interesuar të blejnë armë frikësuese përkon me periudhën që Gjermania hapi kufijtë për emigrantët dhe refugjatët. Edhe anketa e institutit infratest dimap tregon se rreth një e treta e të anketuarve u shpreh se më tepër frikë kanë prej “të huajve dhe refugjatëve”, pasuar prej “neonazistëve dhe të djathtëve”, rreth 13 për qind.
Sociologia Dirke Hummelsheim-Doß thotë se frika lidhet kryesisht me mënyrën e prezatimit të emigracionit në media, por nëse një gjë e tillë është vërtet e argumentuar apo jo, ky është një problem tjetër.
(Gjithnjë e më shumë gjermanë po bëjnë licencën e vogël të armëve)
Më tepër armë – më tepër siguri?
Kriminologu Arthur Kreuzer thotë se mbajtja e armëve nuk u garanton mbajtësve të tyre më tepër siguri. Po ashtu mbajtja e armëve nga persona privatë helmon klimën e bashkëjetesës. “Përhapja e mentalitetit të armëve, bëjnë që të rriten mosbesimi dhe frika, të pakësohet besimi në sigurinë publike dhe të dëmtohet monopoli i pushtetit.” – thotë Kreuzer. Për këtë arsye, sipas sociologes Hummelsheim-Doß, një nga gjërat që ka rëndësi është që të mbajmë parasysh arsyet për ndjenjën e pasigurisë tek gjermanët. Shpesh ato nuk lidhen me vetë kriminalitetin.
“Ne e dimë se frika nga krimi është gjithmonë shumë e lidhur me frikën prej ndryshimeve dhe krimi shërben si një fushë projektimi për probleme sociale. Për këtë arsye politika duhet t’i kushtojë vëmendje si ndjekjes së krimeve, por në të njëjtën kohë edhe të jetë më fort e përkushtuar ndaj shqetësimeve sociale të popullsisë.”
Veritas.com.al/