(FOTO: Angela Merkel, kryetare e CDU)

Me 89,5 % të votave, kancelarja u zgjodh për garën e 2017. Ajo humbet 7 pikë nga rizgjedhja e saj para dy vjetësh.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u rizgjodh në krye të partisë së saj konservatore, Bashkimi kristian-demokrat (CDU), dhe do të drejtojë fushatën zgjedhore legjislative me synimin për të qenë sërisht kancelare në 2017. Por duke marrë 89,5 % të votave, rezultati i dytë më i keq i saj në 16 vite në krye të CDU, ajo ka humbur 7 pikë krahasuar me rizgjedhjen e saj para dy vjetësh në kryesimin e partisë, si rezultat i kritikave ndaj politikës së saj për pritjen e emigrantëve në 2015.

Ky është rezultati më i keq i saj qëkurse u bë kancelare para njëmbëdhjetë vjetësh dhe rezultati i saj i dytë më i keq si kryetare e partisë. Angela Merkel nuk e ka komentuar rezultatin e votës së një mijë delegatëve të mbledhur në kongres në Essen (Perëndim). “Faleminderit për besimin” ka thenë thjesht ajo.

“Ju e keni ndryshuar kahun e CDU-së drejt së majtës”

Kancelarja, që njoftoi në fund të nëntorit se do të rikandidojë për një mandat të katërt në krye të qeverisë gjermane, është kritikuar ashpër në 2015 dhe në 2016 edhe brenda partisë së vet për vendimin e saj për ta hapur Gjermaninë për rreth 900 000 azilkërkues. Një vendim që ka trazuar partinë e saj dhe elektoratin e saj tradicional. Fluksi i paparë i azilantëve ka bërë që CDU të humbasë simpatizantët e saj në dobi konkretisht të të djathtës populiste dhe kancelares t’i lëkundet popullariteti. Megjithatë ajo ka rifituar pjesërisht nga terreni i humbur kohët e fundit.

Në përpjeke për t’i dhënë garanci bazës së partisë së saj, Angela Merkel mbajti madje një fjalim të vendosur për emigracionin të martën në mesditë përpara delegatëve të CDU-së, duke insistuar në vlerat e Gjermanisë, refuzimin e sherihatit dhe duke predikuar ndalimin e perçes në administratë, në shkolla, në universitete apo përpara gjykatës. Kjo nuk i ndaloi kritikat e ashpra kundër saj edhe gjatë kongresit. „Ju e keni ndryshuar kahun e CDU-së drejt së majtës”, deklaroi në tribunën e kongresit një delegat, Eugen Abler, por „mjatas ne nuk fitojmë veçse pak zgjedhës ndërkohë që humbasim shumë prej tyre djathtas“.

/Veritas.com.al/