Gjermania ditën e Hënë vuri mbi shina trenin e parë në botë që punon me hidrogjen, duke sinjalizuar e fillimit të sfidës ndaj trenave me diesel që shkaktojnë ndotje; treni me hidrogjen sigurisht që është më i kushtueshëm por me një teknologji favorizuese për ambientin.

Dy trena në ngjyrë blu të ndritshëm, Coradia iLint, të ndërtuar nga  French TGV, Alstom, nisën të bëjnë 100 kilometrat e parë në rugën mes qyteteve të Cuxhaven, Bremerhaven, Bremervoerde dhe Buxtehude në Gjermaninë veriore- një rrugë që normalisht bëhet nga trenat me diesel.

“Treni i parë në botë me hidrogjen po hy në shërbimin tregtar dhe është gati për prodhim serial”, tha CEO i Alstom, Henri Poupart-Lafarge në ceremoninë e zbulimit të trenit në Bremervoerde, ku ndodhet edhe stacioni ku trenat do të furnizohen me hidrogjen.

Veritas.com.al/

Image result for Germany rolls out world's first hydrogen train