Lideri i partisë konservatore gjermane CDU, partisë fituese në zgjedhjet federale, Friedrich Merz, i cili pritet të jetë kancelari i ardhshëm i vendit, ka thënë të martën se ai do të takohet të mërkurën me kancelarin në ikje, Olaf Scholz, për të vendosur rreth ndihmave shtesë ushtarake për Ukrainën, shkruan LeMonde.
Sipas Merzit, ndihma shtesë ushtarake drejt Ukrainës e kap shifrën e 3 miliardë eurove.
“Ne supozojmë se fondet do të lëshohen së shpejti”, ka shtuar ai. Fondet në fjalë ishin planifikuar që nga viti i kaluar, por ishin ngrirë prej kancelarit aktual Olaf Scholz.
Në të njëjtën kohë, CDU dhe socialdemokratët (SPD), dy parti këto që po negociojnë për formimin e qeverisë së re, njoftuan të martën se duan të bëjnë investime në vlerë prej miliarda eurove, në mënyrë që të forcojnë kapacitetet mbrojtëse dhe ekonomike të Gjermanisë.
Komente