Frrok Çupi/

Sa koincidenca përmblidhen në një datë dhe në të njëjtën ngjarje:

Lufta e Tetë nuk është si ‘Lufta e Dytë’, por është e Teta- sipas liderëve të PD- LSI që kanë kërcënuar vendin se ‘do ta djegim përfundimisht’ në datën 8 qershor… Po të thërriteT në ndihmë historia, atëherë del se kjo është ‘lufta e dhjetë’ e PD kundër paqes dhe stabilitetit në vend; dy të parat janë zhvilluar ‘me sukses’ në vitin 1997 dhe në 14 shtator 1998.

Por kjo e datës 8 qershor është ‘e Teta’ edhe në një kuptim tjetër: Opozita (PD-LSI) që nga muaji shkurt ka zhvilluar ‘shtatë beteja’ për rrëzimin e qeverisë dhe sidomos të kryeministrit. Sa herë luftëtarët e veshur me këmishët e forcës nënë siglën PD- LSI janë larguar nga Tirana drejt periferive ku jetojnë, kanë udhëtuar bashkë me ironinë optimiste: “Për këtë herë e rrëzuam Ramën’. Hera tjetër e hera tjetër…, tani në datë 8 i bie që të jetë hera e Tetë.

Opozita jashtë parlamentare ka njoftuar se kjo është vendimtare. Kryetari i PD, Lulzim Basha, minutën e fundit të luftës së Shtatë tha se ‘lufta tjetër do të jetë pa arsye!’. Gazetarët e lidhur me opozitën njoftuan nëpër studio televizive se ‘kjo do të thotë luftë, konflikt, gjakderdhje’. Shtatë luftërat kanë ushtruar dhunë në qytet, mbi policinë, mbi selinë e Kuvendit dhe të qeverisë, mbi njerëzit e ‘dobët’. Opozita ka përdorur armë zjarri kundër njerëzve të pa armatosur- sipas analistëve- në përpjekje për të fituar viktima. U plagosën dhjetëra policë dhe protestues, por asnjë viktimë deri tani… Përfaqësitë e larta të Perëndimit kanë bërë thirrje të ndalet dhuna. Rënia e stabilitetit në Shqipëri, për botën perëndimore do të thotë goditje e stabilitetit në rajon e në Evropë. Dhuna në Tiranë mund të shërbejë për çorientimin e boshtit politik nga pro- Perëndim në pro- Lindje, si në epokën e diktaturës..

Kjo ishte lufta e deritanishme. E Teta- kanë njoftuar politikanët dhe opinionistët e opozitës, ‘do të jetë finalë, konflikt, gjakderdhje’…

Prapë koincidenca e fundit e ‘Luftës’:

Gjermania do të shpëtojë vendin nga Lufta e Tetë. Koincidenca lidhet me Luftën e Dytë, kur Gjermania Naziste ishte vetë ‘lufta’, ndërsa në Luftën e Tetë është ‘Paqja mbi Shqipëri’. Vetë Lufta e Tetë ishte aq e dobët, saqë u sajua nëpër studio dhe u shkri sapo doli nga studiot e mediave. Në Gjermani ra përfundimisht.

Shteti gjerman, prej tre ditësh ka thërritur dy ‘kalorësit’ e luftës dhe disa ministra e deputetë. Dy kalorësit, Ilir Meta- president dhe Lulzim Basha- kryetar i PD- sipas të dhënave që vijnë nga Berlini- kanë bërë betimin para flamurit të huaj: “Nuk bëjmë luftë!’. Kushtet që Gjermania Evropiane u ka vënë dy kalorësve të luftës janë pikërisht dy Curiculium Vitae të të dy forcave të luftës:

CV: 21 Janari i vitit 2011; anëtarësia e PD në grupimin e Partive Popullore Evropiane dhe përjashtimi prej Grupit nëse…; njohja e dy partive si parti politike apo si grupime anarkiste?, kasetat e korrupsionit ikonë të Metës; manipulimi prej familjes presidenciale ‘Meta’ alias Millosheviç mbi luftën dhe paqen…

… Pastaj të dy kalorësit u ulën e nënshkruan para një flamuri të huaj. Që në fakt, për shkak të kalorësve shqiptarë të luftës, kësaj here një flamur i huaj po mbron nderin e flamurit shqiptar- i cili mund të rënkonte prej ‘luftës civile’ që trumbetuan nëpër studio dhe para PD-së.

VERITAS.COM.AL/