Rreth 51 kilogramë lëndë narkotike kanabis janë sekuestruar nga Policia, ndërsa është arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar që e transportonte atë me qëllim trafikimin drejt Greqisë.

Droga ishte e ndarë në 48 pako dhe e fshehur në një hapësirë të improvizuar në shasinë e automjetit.

Gjatë operacionit u arrestua Nelson Pashka 30 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë. Ai u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, duke transportuar me automjet tip “Nissan” 48 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 51 kilogramë.

Po ashtu u shpallën në kërkim Dorjan Cilingari, Sheme Agaj dhe Elidon Pashka

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin “Nissan” dhe tre celularë të të arrestuarit. Policia vijon punën për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të përgjegjësisë penale.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *